Me vendimin për themelimin e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, themelohen tre Sekretariatet e reja, ndërsa Dragi Rashkovski do të udhëheq njërin prej tyre.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë konfirmoi për “TV24” se do të jetë Sekretar për monitorimin dhe mbështetjen e institucioneve gjatë realizimit të programit qeveritar, funksion që është në fuqi që nga dje.

Përveç Sekretariatit për Monitorimin dhe Mbështetjen e Institucioneve, janë themeluar edhe dy të tjera – për organizimin dhe administrimin e punës së Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për komunikimet dhe politikat publike.

Të martën Qeveria publikoi se në vendin e Rashkovskit sekretar i ri do të jetë Muhamed Zekiri./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rashkovski mbetet në Qeveri, por me një funksion tjetër shkruan Telegrafi.