Maqedoni: Klinikat e interne vendosën në funksion për mjekim të pacientëve me COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, këtë mëngjes u takua me drejtorin e Klinikës për Pulmonologji dhe Alergologji mjekun Dejan Dokiq, si dhe disa nga personeli mjekësor, në klinikat e brendshme ku nga sot 150 shtretër spitalorë janë në dispozicion për trajtimin e pacientëve me coronavirus, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ky projekt, i cili rrit kapacitetin akomodues për pacientët e infektuar me Covid 19, nuk do të prishë funksionimin normal të të gjitha këtyre klinikave.

Në periudhën e kaluar, Ministri Filipçe mbajti disa takime koordinuese me drejtorët e të gjitha klinikave të brendshme, ekipet mjekësore janë të gatshme të punojnë me një numër pacientësh, si dhe të kryejnë ekzaminimet dhe ndërhyrjet aktuale të planifikuara përmes Termini im”, thonë nga MSH./Telegrafi/

Maqedoni: Klinikat e interne vendosën në funksion për mjekim të pacientëve me COVID-19 shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy