Në statistikat e sotme të Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me coronavirusin, është konfirmuar rasti i parë në qytetin e Resnjës.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i komunës Zhivko Gosharevski, i cili tha se në rrjedhë janë anketat epidemiologjike për të parë se me kë ka kontaktuar i infektuari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk ka vend për panik. Rekomandimet mbeten të njëjta, poashtu edhe masat. Mbajtja e distancës, maskës dhe higjiena personale. Vetëm në këtë mënyrë do ta mposhtim armikun e padukshëm. Të gjithë jemi përgjegjës dhe duhet të japim gjithçka nga vetja për të dalë nga kjo situatë”, tha kryetari i Resnjës.

Resnja ishte qyteti i vetëm në Maqedoni, në të cilin nuk kishte asnjë të infektuar me Covid-19./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rasti i parë me COVID-19 në Resnjë, Gosharevski: Nuk ka vend për panik shkruan Telegrafi.