Panik në futbollin shqiptar, regjistrohet rasti i parë me COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Panik në futbollin shqiptar, regjistrohet rasti i parë me COVID-19

Panik në futbollin shqiptar, regjistrohet rasti i parë me COVID-19

Pas Kategorisë Superiore, ku rezultoi pozitiv me COVID-19, futbollisti i Bylisit, Eridon Qardaku, koronavirusi duket se ka “depërtuar” edhe në Kategorinë e Dytë.

Panorama Sport shkruan se një prej drejtuesve të klubit të Butrintit të Sarandës, ka rezultuar pozitiv ditën e sotme teksa mënjeherë një pjesë të lojtarëve dhe drejtuesve që kanë pasur konktakt me këtë person iu është bërë tamponi.

Për fat të mirë, drejtuesi i Butrintit, gëzon një gjendje optimale dhe nuk ka shfaqur shqetësime për të shkuar në spital. Ai aktualisht ndodhet i karantinuar në banesë.

Advertisement

Kujtojmë që Butrinti u përball ditën e mërkurë me Maliqin në ndeshjen e vlefshme për Grupin B të Kategorisë së Dytë. Drejtuesi në fjalë i cili ka rezultuar pozitiv, ishte i pranishëm në këtë përballje, i pajisur me doreza dhe maskë, duke shmangur kështu kontaktet me persona të tjerë. Gjithsesi në orët në vijim priten me ankth, përgjigjet e testeve të tamponëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy