Shtëpi të përmbytura dhe orendi të shkatërruara, ky është epilogu i motit të keq që mbrëmë ka goditur Zelenikovën e Shkupit. Shiu i rrëmbyeshëm i ka mbushur bodrumet dhe ka përmbytur shtëpitë.

Përveç në Zelenikovë, nga shiu janë përmbytur edhe disa rrugë në kryeqytet. Shiu shkaktoi dëme edhe në lagjen Prevalec në Veles.

Kryetari i komunës së Velesit Ace Kocevski publikoi foto në Facebook dhe kërkoi qytetarët që kanë pësuar dëme nga shiu, të paraqiten në Komunë në mënyrë që komisioni të bëjë vlerësimin e dëmeve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme në disa vendbanimeve në Maqedoni shkruan Telegrafi.