Shtabi i Krizës Komunal në Dibër, në seancën e sotme të pasdites, duke analizuar situatën epidemiologjike me Covid-19, e vlerëson si serioze.

Kjo, siç thonë nga atje, konfirmon shfaqjen e numrit të shtuar të të infektuarve dhe numrit të madh të rasteve të dyshimta që paraqiten në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër.

Pas një analize të plotë, u konkludua se maska mbrojtëse, distanca fizike dhe dezinfektimi i duarve nuk janë të mjaftueshme për të parandalimin e virusit.

“Ne i kërkojmë Shtabit të Përgjithshëm të Krizave të marrë masa më rigoroze parandaluese që do të lidhen drejtpërdrejt me situatën në komunën e Dibrës. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e mbrojtjes dhe të mos e lënë pas dore situatën”, thuhet në konkluzionet e Shtabit të Krizës në Dibër./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Rritet numri i të infektuarve me coronavirus në Dibër, kërkohen masa rigoroze appeared first on Telegrafi.