Virusi kthehet në Dibër, numri i të infektuarve rritet në 143 persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Dibër, numri i të infektuarve me Covid-19 vazhdon të rritet, ku gjashtë raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit, ose gjithsej 41 raste nga 4 korriku deri më sot.

Numri më i lartë i të infektuarve u regjistrua dje, ku kishte 17 persona të infektuar.

Në 24 orët e kaluara, u regjistrua një pacientë i shëruar, ose nëntë gjatë javës së kaluar, në të cilën u regjistrua edhe një viktimë.

Me rastet e fundit të konfirmuara, numri i përgjithshëm i infektuarve që nga fillimi i pandemisë u rrit në 143. Beteja me virusin e rrezikshëm kanë fituar 57 persona, ndërsa pesë persona kanë humbur jetën.

Advertisement

81 persona janë aktivë me coronavirus, pesë prej tyre janë shtruar në spitalet në institucionet shëndetësore në Shkup.

Nga numri i përgjithshëm, në fazën e dytë, domethënë nga pesë korriku kur u kthye në këtë zonë, ka arritur në 92 raste, përkundrejt 51 rasteve që janë regjistruar në fazën e parë./Telegrafi/

Virusi kthehet në Dibër, numri i të infektuarve rritet në 143 persona shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy