Paga mesatare neto për muajin maj ka arritur shumën e 26.390 denarë (429 euro), ndërsa në shumën bruto ka arritur shumën e 39.398 (640 euro) denarë tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika.

Paga mesatare për punëtorë në muajin maj të vitit 2020, në krahasim me pagën mesatare të muajit maj 2019, është rritu për 4.4%.

Kjo rritje e pagës mesatare neto për punonjës vjen si shkak i rritjes të pagave në sektorët e: Informimit dhe komunikimeve (27.7%), Arsimit (12.3%) dhe veprimtarive shëndetësore dhe sociale (8.1%).

Rritja e pagës mesatare neto për punonjës, krahasuar me muajin e kaluar, është regjistruar në sektorët e: Informacionit dhe komunikimit (15.5%), Ndërtimtarisë (5.2%) dhe veprimtarive financiare dhe sigurimeve (4.6%)./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rritet paga mesatare në Maqedoni shkruan Telegrafi.