Në muajin prill paga mesatare ka shënuar rritje në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Paga mesatare mujore neto e paguar për punonjësit për muaji prill të këtij viti arriti në 25.830 denarë, ndërsa krahasuar me pagën neto të muajit prill të vitit të kaluar u rrit për 4.2 përqind, njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistika.

Rritja i takon, mbi të gjitha, pagës mesatare më të lartë mujore të paguar për punonjës në sektorë: Arsim (12 përqind), Aktivitete të tjera shërbimi (6.9 përqind) dhe Aktivitete shëndetësore dhe të kujdesit shoqëror (6.4 përqind).

Ulje të pagës mesatare mujore të paguar për çdo punonjës, në krahasim me muajin e kaluar, është regjistruar në sektorët: Akomodimi dhe shërbimet tjera me ushqim me nëntë përqind, veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike me 6.9 përqind dhe Transportit për 6.6 përqind.

Paga mesatare mujore bruto e paguar për punonjës në muajin prill të këtij viti arrin shumën e 38.567 denarëve./Telegrafi/

Advertisement

Në muajin prill paga mesatare ka shënuar rritje në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy