Të huajt që vijnë në Serbi nga vende të caktuara do të duhet të posedojnë PCR test negativ për Covid-19, jo më të vjetër se 48 orë, ka vendosur Shtabi i Krizës në Serbi. Vendimi vlen për Maqedoninë e Veriut, Kroacinë, Bullgarinë dhe Rumaninë, tha epidemiologu serb Darija Kisiç Tepavçeviq për RTS.

Gjithashtu është vendosur për ndërprerjen e kufizimeve për shtetasit e Malit të Zi.

Të gjitha masat hyjnë në fuqi nga dita e nesërme.

Shtetasit e Serbisë që kthehen nga vendet fqinjë në Serbi nuk do të kenë nevojë të paraqesin PCR test.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Serbia kërkon test PCR për shtetasit e Maqedonisë së Veriut shkruan Telegrafi.