Vaksinimi falas kundër gripit sezonal sot do të fillojë në gjashtë poliklinika në territorin e Bashkisë së Shkupit, edhe atë në Gjorçe Petrov, Bukuresht, Çair, Bit Pazar, Çento dhe Jane Sandanski në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit – Shkup.

Vaksinimi do të bëhet çdo ditë punë në periudhën prej orës 14 deri 19, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Shëndetësisë javën e kaluar njoftoi se gjithsej janë blerë 40 mijë doza të vaksinës, e cila do të jetë falas për grupet e rrezikuara në të cilin përfshihen personat mbi moshën 65 vjeçare, të sëmurët kronikë, punonjësit shëndetësor, gratë shtatzëna dhe fëmijët deri pesë vjeç.

Vaksinat janë prodhim i kompanisë farmaceutike franceze “Sanofi Paster”./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shkup, fillon vaksinimi kundër gripit sezonal shkruan Telegrafi.