minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Maqedoni, vaksinimi kundër gripit sezonal fillon nga java e ardhshme - Struga.info


Maqedoni, vaksinimi kundër gripit sezonal fillon nga java e ardhshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Siç njoftojnë nga Qendra për Shëndet Publik – Shkup, vaksinat kundër gripit sezonal sot do të arrijnë në Maqedoni dhe do të shpërndahen nëpër Qendrat e Shëndetit Publik në Maqedonisë.

Vaksinimi do të fillojë nga java e ardhshme ndërsa vaksinat janë prodhim francez nga kompania ‘Sanofi Paster’, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjithsej janë blerë 40.000 doza që do të jepen për vaksinim falas për grupet e rrezikuara siç janë personat e moshuar mbi 65 vjet, të sëmurët kronikë, punonjësit shëndetësor, gratë shtatzëna, fëmijët prej moshës 6-muajshe deri në 5 vjet.

Imunizimi do të bëhet me udhëzim nga mjeku amë përmes sistemit ‘Termini Im’ nga ora 14:00 deri në ora 19:00.

Advertisement

Vaksinat komerciale kundër gripit sezonal i blejnë edhe Qendrat për Shëndet Publik nga ku bëhet edhe vaksinimi. QSHP Shkup ka blerë 4.000 vaksina komerciale ndërsa çmimi i tyre është 800 denarë./Telegrafi/

The post Maqedoni, vaksinimi kundër gripit sezonal fillon nga java e ardhshme appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy