Shtatë autobusët e parë nga gjithsej 33 autobusët e rinj të kuq janë nisur nga Zagrebi për NQP Shkup. Autobusët janë furnizuar përmes projektit të BERZH-it, ndërsa tenderin e fitoi Auto Kroacia PSC.

Këtë e ndau kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov në profilin e tij në Fejsbuk.

“Ndonjëherë duhet të jesh këmbëngulës. Gjithmonë duhet të besosh. Shkup im, i yti, i yni…Shkupi, një rrëfim më ndryshe…”, thekson Shilegovi në publikimin e tij në Fejsbuk.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";