Bartësja e listës së deputetëve të OBRM-PDUKM-së në njësinë e parë zgjedhore, Gordana Siljanovska, tha se Hristijan Mickoski duhet ta formojë Qeverinë e re.

Ajo thotë se arsye plus për formimin e Qeverisë është edhe programi reformues i tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Arsyeja plus është programi i reformës, veçanërisht ai i reformës, për shkak të demokracisë brenda partiake e cila ka një bazë ligjore në statut, kështu që nëse i shikoni listat do të shihni se ka shumë njerëz të rinj dhe vetëm tetë janë nga përbërja e mëparshme. Midis tyre janë anëtarë jo-partiakë dhe njerëz që hyjnë për herë të parë në politikë”.

“Dhe për të qenë i sinqertë, ata mund të kritikojnë zotin Hristijan Mickoski sa të duan, por për herë të parë kemi një profesor, mësues, një president të partisë, një njeri – për të cilin dija ka qenë gjithmonë forcë dhe fuqi. Dhe së fundi, një demokrat. Unë jam prova e kësaj”, tha Siljanovska.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Siljanovska: Mickoski duhet ta formojë Qeverinë e re shkruan Telegrafi.