Kemi seancë të Shtabit të Krizës dhe ende nuk kemi rekomandime të reja që do të thoshin masa më radikale. Por asgjë nuk përjashtohet”, tha për “Utrinski Brifing” ministri i MPB-së Oliver Spasovski.

Duke folur për rritjen e kontrolleve të policisë në rrugët e qytetit, Spasovski tha se MPB vazhdon aktivitetet për të sanksionuar shkelësit e rregullave të komunikacionit.

“Kontrolle bëhen në të gjithë territorin e vendit. Po trajtohen komuna të caktuara në bazë të planit të përgatitur më herët, me qëllim që të pakësohet kaosi që është i pranishëm në komunikacion. Kontrollet do të vazhdojnë edhe mëtej”, tha Spasovski.

Ai tha se janë konstatuar mbi 14.000 shkelje në këtë periudhë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Vazhdojnë aktivitetet në fushën për mbajtjen e maskës mbrojtëse. Mesatarisht kemi nga 1.000 të gjobitur në baza ditore për mbajtjen e maskës mbrojtëse, gjegjësisht për mbrojtje personale”, tha Spasovski./Telegrafi/

The post Spasovski: Janë konstatuar mbi 14.000 shkelje në komunikacion në këtë periudhë appeared first on Telegrafi.