MPB: Për tre javë janë shqiptuar 12.000 sanksione në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për tre javë, pasi filluan kontrollet e intensifikuara në komunikacion, mbi 12.000 sanksione janë vendosur në territorin e vendit, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Toni Angellovski.

Në një konferencë për shtyp në Kërçovë, Angellovski tha se të gjitha shkeljet në komunikacion sanksionohen, veçanërisht ato që janë shkaku më i zakonshëm i aksidenteve në komunikacion me pasoja të rënda.

“Të gjitha shkeljet në komunikacion janë të sanksionuara, veçanërisht ato që janë shkaku më i zakonshëm i aksidenteve në në komunikacion me pasoja të rënda. Deri më tani, në tre javë që nga fillimi i kontrolleve të intensifikuara, janë shqiptuar më shumë se 12.000 sanksione, më së shpeshti për tejkalim të shpejtësisë, automjete të paregjistruara, dhe motoristët që nuk u përmbahen rregullave sanksionohen”, tha Angellovski.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme u bëri thirrje qytetarëve të Kërçovës që të respektojnë rregullat dhe rregulloret në komunikacion në mënyrë që të rritet siguria./Telegrafi/

Advertisement

MPB: Për tre javë janë shqiptuar 12.000 sanksione në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy