Eurodeputetja nga Sllovenia Tanja Fajon, thekson se vendet anëtare të BE-së nuk mund të lejojnë shtyrjen e mëtejshme të hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut, duke i ftuar ata të marrin përgjegjësinë e tyre.

Fajon deklaroi se është kyçe që Maqedonia e Veriut ta vazhdojë rrugën drejt BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot Këshilli jo vetëm që ka mundësi, por e ka edhe detyrim ta përmbush premtimin e dhënë në mars, t’i hap negociatat aderuese me Shkupin. Vendet anëtare të BE-së duhet të jenë të përgjegjshme”.

“Të gjithë kemi përgjegjësi, ndërsa Maqedonia e Veriut e ka përmbushur detyrën e saj dhe çdo shtyrje do të dëmtojë para se gjithash qytetarët e tyre, sidomos në këto kohë krize”, ka thënë Fajon.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo gjithashtu ka thënë se këtë herë në lojë është gjëja më e rëndësishme – besimi reciprok./Telegrafi/

Tanja Fajon: Të gjithë jemi përgjegjës për negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në shkruan Telegrafi.