Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari nuk fajëson qytetarët e vendit bashkërisht me xhamitë apo festa e Bajramit por shteti dështoi në menaxhimin e situatës.

“Absolutisht s’ka lidhje këtu qytetari. Institucionet dështuan”, tha Taravari, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai përsëriti qëndrimin se kreu i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse duhet të jep dorëheqje.

“Arsye për rritjen e numrit të të infektuarve nuk janë as xhamitë e as Bajramit. Të ishin xhamitë apo festa e Bajramit nuk do të kishte raste në Shtip dhe Veles”, tha Taravari.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai bëri përsëriti se ka një pjesë të qytetarëve që vazhdojnë të mos respektojnë masat por duhet të nenvizohet fakti se vdekshmëria është tepër e lartë./Telegrafi/

Taravari: Institucionet dështuan në menaxhimin me cornavirusin shkruan Telegrafi.