Taravari: Situata shëndetësore është në kaos – nëse testojmë 10 mijë qytetarë, 1600 do të dalin pozitiv

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, sërish ka lëshuar akuza ndaj autoriteteve në lidhje me menaxhimin me situatën me pandeminë COVID-19.

Ai thotë se situata shëndetësore nuk është nën kontroll, pasi siç thotë, numrat tregojnë se 10 përqind e të testuarve janë pozitiv me coronavirus, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo do të thotë se është kaos, nëse prej 600 të testuarve dalin 90 pozitiv, kjo do të thotë nëse bëjmë 10 mijë testime, do të kemi 1500-1600 pozitiv. Në 10-15 ditët e fundit kemi edhe 18 përqind pozitiv, nga numri i përgjithshëm i të testuarve në baza ditore”.

“Në kët fazë neve na ka munguar fushatë për edukimin e popullatës, se si të jetojnë me protokolle dhe rekomandime”, tha mes tjerash Taravari./Telegrafi/

Advertisement

Taravari: Situata shëndetësore është në kaos – nëse testojmë 10 mijë qytetarë, 1600 do të dalin pozitiv shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy