Komisari Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi deklaroi se Ballkani Perëndimor është një sfidë e madhe dhe një përparësi e madhe për Bashkimin Evropian dhe vlerësoi se Komisioni Evropian ka arritur
përsëri të vendosë kredibilitet të Unionit në rajon.

Ai në një video – intervistë për organizatën amerikane “Advocacy Anywhere” theksoi se KE ka punuar shumë dhe ka arritur të krijojë një prani të fortë të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Varhelyi paralajmëroi se BE po planifikon në vjeshtë një plan investimi ekonomik dhe zhvillimi për Ballkanin Perëndimor.

“Qëllimi është që Ballkani Perëndimor të jetë më i lidhur me ekonomitë dhe shoqëritë e BE-së”, tha Varhelyi, duke shtuar se të gjitha vendet e Ballkanit dëshirojnë të anëtarësohen në Union Duke iu referuar marrëdhënieve BE-SHBA theksoi se “sheh disa sfida kryesore te fqinjët” për të cilat Brukseli, në bashkëpunim me Uashingtonin, mund të gjejë një zgjidhje, duke e përmendur shembullin e dialogut Beograd-Prishtinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Komisarit evropian, bashkëpunimi midis BE-së dhe SHBA-së është gjithashtu i nevojshëm për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me Ukrainën dhe Lindjen e Mesme.

Varhelyi: BE përsëri ka besueshmëri në Ballkanin Perëndimor shkruan Telegrafi.