Mançevski: Prej sot roaming më i lirë për Ballkanin Perëndimor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vendet e Ballkanit Perëndimor sot shënojnë një vjetorin e hyrjes në fuqi të marrëveshjes për uljen e çmimeve të roamingut.

Qytetarët e Maqedonisë vitin e kaluar kanë shfrytëzuar internet dhe SMS porosi për çmime më të lira për 99 përqind, ose 5.04 denarë për thirrje dalëse, 2.9 denarë për thirrje hyrëse, ndërsa çmimi i internetit ka qenë 1.9 denar/MB, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, informon se prej sot në mënyrë shtesë ulen çmimet e thirrjeve ardhëse, që do të jenë 1.5 denarë.

Sipas marrëveshjes, çmimet e roamingut do të hiqen plotësisht deri në korrik të vitit 2021. Ky është parakushti që Maqedonia e Veriut, së bashku me pesë vendet e tjera të rajonit, po përmbushin me qëllim të zbatimit të “roaming si në shtëpi” edhe me vendet e Bashkimit Evropian.

Advertisement

Në mbledhjen e sotme të ministrave përgjegjës për dixhitalizimin në rajon, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian përfunduan se do të hartohet një hartë e hapave dhe afateve të ardhshme për heqjen e çmimeve të roamingut midis Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Bashkimit Evropian./Telegrafi/

Mançevski: Prej sot roaming më i lirë për Ballkanin Perëndimor shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy