Kryetari në largim i Kuvendit, Talat Xhaferi në emisionin “10Minuta”, në TV21, tha se Kryetari i shtetit bën shkelje kushtetuese nëse ndan mandatin pa kryetar Kuvendi.

“Antikushtetuese është ndarja e mandatit pa pasur kryetar të Parlamentit i cili do të vendos në funksion afatet tjera që duhet t’i përcjellë Parlamenti. Sepse Parlamentit i fillojnë afatet nga momenti kur merr informatën nga Kryetari i shtetit se është ndarë mandati. Dhe njeri i paautorizuar nuk mund ti informojë deputetët. Është formë e përshkrume në rregulloren juridike.

Çdo proces që mund të iniciohet mund ta vendos në pikëpyetje gjithë procesin zgjedhor që kanë mbaru deri më tani. Nëse dikujt i konvenon që mbi atë bazë duhet bërë le të urdhërojë le ta bëj, unë nuk bëhem pjesë e debatit publik të mëtutjeshëm ka institucione përkatëse që duhet të veprojnë me forcën e Ligjit mbi bazë të zërave të dëgjuar.

Kështu që besoj Ligji Kushtetues duhet të jetë institucioni i cili duhet të vepron në këtë dilemë, në formë preventive.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Xhaferi: Pendarovski bën shkelje kushtetuese nëse ndan mandatin pa kryetar Kuvendi shkruan Telegrafi.