Mexhiti: Xhaferi është njeriu i duhur për kryetar Kuvendi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti Izet Mexhiti para hyrjes në Kuvend për zgjedhjen e kryeparlamentarit, ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat ku ka thënë se jo vetëm që do e votojë por e ka cilësuar Talta Xhaferin si njeriun e duhur në vendin e duhur.

Sipas Mexhitit, Talat Xhaferi në legjislaturën e kaluar ka demonstruar që një shqiptar, jo vetëm që mund të jetë kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, por mund të jetë edhe një nga më të suksesshmit.

“Talat Xhaferi është njeri i duhur, është kryetari më i suksesshëm në Kuvendin republikan. Njeri që i ka thyer tabutë, që shqiptari jo që vetëm mund të jetë kryetar Parlamenti por mund të jetë edhe më i suksesshmi”, tha Izet Mexhiti./Telegrafi/

Mexhiti: Xhaferi është njeriu i duhur për kryetar Kuvendi shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy