Pas përfundimit të seancës konstituive të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, ka folur në lidhje me qeverinë e re dhe negociatat me partinë.

Ai tha se që nga dita e sotme do të realizojë takime me të gjithë krerët e partive shqiptare dhe se do ta njoftojë opinionin nëse ka zhvillime ose marrëveshje, njofton Telegrafi Maqedoni.

Zaev u pyet në lidhje me deklaratat e tij parazgjedhore, kur tha se është e shëndetshme për shtetin që BDI të shkojë në opozitë, ndërsa nuk u përgjigj konkretisht nëse akoma e ka këtë mendim.

Ai tha se do të realizojë takime me të gjithë udhëheqësit politik, duke shtuar se qeverinë mund ta bëjnë edhe me BDI-në, por edhe me koalicionin “Aleanca dhe Alternativa”. Megjithatë ai tha se kur do të shkojë në negociata, do të kërkojë që të mos ketë nacionalizëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne nuk kemi pasur paragjykime në lidhje emrin e ndonjë kandidati për ndonjë pozicion në vend, por natyrisht, duhet të ketë numra për një kryeministër. Me 15 deputetë, nuk mund të kesh postin e kryeministrit”, tha mes tjerash Zaev.

Ai deklaroi se fillimisht do të takohet me kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi, më pas edhe me udhëheqësit tjerë të partive shqiptare./Telegrafi/

Zaev flet për qeverinë e re: Me 15 deputetë nuk mund ta marrësh postin e kryeministrit shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";