Nëse vazhdon trendi i zvogëlimit drastik të numrit të nxënësve në shkollat e Strugës, atëherë nuk do të jetë befasi nëse një pjesë e stafit ta humbin punën. Arsyeja për këtë situatë duhet parë mbi të gjitha në largimin e brezave të rinj në Evropën Perëndimore. Mësuesi, Zini Jusufi, thotë se vetëm në shkollën e fshatit Koroshishtë, ku ai punon, numri i nxënësve nga 615, nga dhjetë vjet më parë, tani është zvogëluar në vetëm 140.

Që të mos ndodhë që shumë mësues të humbasin punën e tyre, Qeveria duhet të miratojë një strategji për pensionimin e një numri të caktuar të arsimtarëve me përvojë pune prej 37 ose 39 vjetësh, thotë Resul Bekteshi, Kryetar i Shoqatës së Mësuesve të pensionuar shqiptarë nga Struga dhe Ohri.

Numri i nxënësve në klasat e para këtë vit në Strugë është më i ulët për 43, krahasuar me vitin e kaluar. Rënia më të madhe ka në Labënishtë, ku nga 134 nga viti i kaluar, këtë vit ka 114 nxënës të klasave të para edhe në shkollën “Vëllezërit Milladinovci “, ku nga 149 nxënës të klasës së parë vitin e kaluar, tani janë vetëm 122. Në shkollën e fshatit Xhepin, këtë vit nuk do të ketë asnjë nxënës në klasën e parë./alsat/

The post Zvogëlohet numri i nxënësve në Strugë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";