Nga viti në vit ulet numri i nxënësve në vendin tonë. Kjo dukuri më e dukshme bëhet në komunat më të vogla të vendit.
Në 3 vitet e fundit numri i nxënësve të regjistruar në gjimnazin e Kërçovës varion +/-10 nxënës, por po të llogaritësh për një periudhë 10 vjeçare numri i nxënësve të regjistruar në gjimnaz është përgjysmuar.
Në shkollën e mesme komunale “Drita” të Kërçovës janë regjistruar 144 nxënës deri më tani, 35 në mjekësi, 92 në gjimnazin e përgjithsëm,13 ekonomi dhe 4 në elektro.
Drejtori i gjimnazit Festim Ahmeti thotë se siç mund të shihet edhe nga numrat drejtimi më i kërkuar është drejtimi mjekësorë, por ka interesim edhe për gjimnazin e përgjithshëm.
“Interesim më të madh sivjet në drejtimet profesionale siç e ceket edhe ju kemi pasur në drejtimin e mjekësisë, këtë vit shkollorë kemi teknik të farmacisë, mirëpo interesim ka edhe në drejtimin e përgjithshëm të gjimnazit ku thuajse gjysma e nxënësve kanë konkurruar në drejtimin e gjimnazit”, deklaroi Ahmeti.
Edhe në shkollën e Mesme Komunale” Mirko Mileski” në gjuhën maqedonase situata është e njëjte, nga viti në vit po bie numri i nxënësve. Ky gjimnaz ka 13 paralele, 3 në gjuhën turke dhe 10 në gjuhën maqedonase. Në këtë shkollë mësojnë edhe nxënësit e Pllasnicës dhe deri më tani janë regjistruar 142 nxënës. Edhe në këtë gjimnaz interesimi më i madh ka qenë në drejtimet profesionale si drejtimi mjekësisë dhe ekonomisë.
“Interesimi më i madh është për drejtimin e mjekësisë, motër medicinale edhe nga ajo pjesë edhe nga qyteti i Kërçovës, çdo vit numri rritet në interesimin e nxënësve në drejtimin e mjekësisë, kemi interesim të madh në drejtimin e përgjithshëm të gjimnazit, në drejtimin ekonomik dhe për drejtimin elektro po vijojmë me numër të mirë”, tha Millka Spasevska – drejtoreshë në “Mirko Mileski”.
Shifrat e lartpërmendura janë nga afati i parë dhe i dytë i regjistrimit të cilët kanë përfunduar dje. Mbetet të shihet regjistrimi në afatin e 3 i cili do të jetë më 30 qershor./TV21/
The post Kërçovë, bie numri i nxënësve nga viti në vit! appeared first on Telegrafi.