OBRM-PDUKM: Deri 40 mijë është numri i nxënësve që nuk kanë pajisje për ndjekjen e mësimit onlajn

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së tyhuhet se “revolta ndaj Konceptit të ri për reforma në arsimin fillor arrin kulminacionin me paralajmërimet për heqjen e librave dhe ndërrimin e tyre me libra digjitalë”.

“Edhe pse kishte reagime të shumta, Mila Carovska vazhdimit përpiqet ta mbrojë atë që nuk mbrohet, duke e bindur opinionin se digjitalizimi i arsimit është modern dhe i nevojshëm”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, heqja e librave bëhet në kohën kur sipas MSHA ka rreth 25 mijë nxënës pa pajisje teknologjike, dhe sipas disa vlerësimeve, siç thonë nga kjo parti, numri mund të jetë deri në 40 mijë.

“Ministria nëse ishte aq e gatshme, është dashur që pajisjet t’i blejë gjatë këtij viti, dhe jo tani të premtojë se do t’i blejë”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Advertisement

OBRM-PDUKM: Deri 40 mijë është numri i nxënësve që nuk kanë pajisje për ndjekjen e mësimit onlajn shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy