Demi

Demi njihet si një nga shenjat që kur bie në dashuri me dikë, bie ngadalë, por fort. Duke ditur këtë fakt, ata e kanë më të vështirë për të kapërcyer dhimbjet e zemrës. Demi është jashtëzakonisht romantik dhe priret ta shikojë partnerin si shpirtin e tyre binjak. Demat janë shenja shumë besnike dhe të besueshëm.

Akrepi

Ashtu si Demi, Akrepi bie ngadalë në dashuri dhe është akoma më i ngadaltë për të kapërcyer një ndarje. Akrepat nuk e investojnë kohën dhe energjinë e tyre për askënd. Kur një lidhje përfundon, atyre u pëlqen të ndihen sikur janë ende të lidhur me ish-in , edhe nëse ky i fundit ka vazhduar me jetën e tij të re. Akrepët gjithashtu duan të mendojnë se kanë një lidhje më të thellë me një ish, se me këdo tjetër që vjen pas.

Peshqit

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Meqenëse Peshqit udhëhiqen nga Neptuni, i cili ka të bëjë me imagjinatën, ëndrrat e shpirtëroren, ata e perceptojnë ndryshe dashurinë. Atyre nuk u intereson nëse një marrëdhënie ka mbaruar; ata ende do të përpiqen të jenë në jetën e ish-it të tyre në një farë mënyre. Për shkak të kësaj, është e natyrshme që ata të kenë ende ndjenja të vazhdueshme.