Psikologu klinik John Gottman zbuloi, në studimin e tij të famshëm të vitit 2002, që synonte të parashikonte se kur një çift do të divorcohej, se përbuzja është një nënprodukt i zakonshëm i mungesës së aftësive emocionale në një marrëdhënie. Ai zbuloi gjithashtu se përbuzja është treguesi më i fortë se një çift nuk do të qëndrojë bashkë.

Ekspertja e njohur e marrëdhënieve dhe psikologia klinike Dr. Jonice Webb theksoi se ajo ka klientë të shumtë që vlerësojnë nëse janë në “marrëdhëniet e duhura” me partnerin.

Për të ndihmuar të gjithë me këtë dyshim, Dr. Veb bëri një listë me pesë pyetje që duhet t’i bëni vetes për t’i zbuluar.

1. A mund ta kontrolloni të dy zemërimin tuaj aq sa të flisni për një problem të vështirë, ndërkohë që kujdeseni për njëri-tjetrin?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

2. A mund të dëgjoni shqetësimet e njëri-tjetrit dhe të kontrolloni mbrojtjen tuaj?

3. A jeni të dy të gatshëm të përballeni me vështirësi dhe të ndryshoni veten për të vazhduar marrëdhënien?

4. I tregoni njëri-tjetrit kur jeni të mërzitur apo kur mendoni se keni nevojë për një ndryshim në marrëdhënie?

5. Nëse përgjigjja juaj për ndonjë nga këto pyetje është ‘jo’, a do të jeni të gatshëm ju dhe partneri juaj t’i mësoni këto gjëra? /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";