Nutricionistja Matina Çobo ka hedhur poshtë rezultatet e një studimi që thotë se vezët janë kancerogjence.

E ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, Çobo tha se vezët kanë vlera të mëdha ushqyese dhe këshilloi si duhen gatuar.

“Veza është një nga ushqimet më të mira, e cila në sasi të vogël na garanton shumë vlera ushqimore. Unë nuk ja ndaj si ushqim vajzës time 2 vjeçe. Ky stduim është i pabazuar në akte dhe nuk ka dalë në përfundime. Dihet që veza, nga të treja pjesët e saj, qoftë nga lëvorja, e bardha apo e verdha, na garanton shumë vlera ushqyese. Ka shumë studime që vërtetojnë se kanë aftësi për eliminimin e qelizave tumorale. Veza ende qëndron te grupi pa potencial kancerogjen. Konusimimi i vezëve të gjalla ka vetëm një risk, përmban një lloj protein e bardha e vezës që mund të na helmojë. Pak e gatuar do të ishte mirë. Vezët dallojnë nga format e rritjes ose format e ushqyerjes së pulës që e prodhon”, tha ajo. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";