Një hulumtim i kryer nga Universiteti Alabama zbuloi se konsumimi i bananeve çdo ditë mund të ndihmojë në parandalimin e sulmeve në zemër dhe tru. Kjo për shkak të nivelit të lartë të kaliumit që gjendet në këtë frutë, i cili ndikon në shëndetin e arterieve, shkruan Reader’s Digest. Konsumimi i vazhdueshëm i ushqimeve të pasura me kalium ndikon gjithashtu në rrahjet normale të zemrës.

 

“Kur trupi nuk ka mjaft kalium, mund të vijë deri tek aritmia dhe potencialisht qarkullimi më i vogël i gjakut në tru, muskuj dhe organe”, tha dietologu Michelle Routhenstein.  Megjithatë, banania nuk është një zgjedhje e mirë për konsumim në mëngjes për disa arsye. Së pari, banania i ka rreth 25 për qind sheqer, që nuk është një sasi e mirë menjëherë pas zgjimit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu, edhe pse do të ndihemi plot energji menjëherë pas bananes, shumë shpejt do të pasojë uria dhe lodhja. Hulumtimet e hershme i kanë treguar të njëjtat rezultate, pasi që ushqimi i pasur me kalium ka efekt pozitiv në uljen e tensionit të gjakut dhe gjithashtu e zvogëlon rrezikun prej sëmundjeve të zemrës.  Është e rëndësishme të theksohet se e gjithë dieta duhet të pasurohet me këtë mineral, dhe pastaj trupi do t’ju jetë mirënjohës.