Nata e madhe e ndërrimit të viteve në traditën e saj ka një tryezë me një shumëllojshmëri ushqimesh, por vetëm disa prej tyre duhet të konsumohen për të sjellë fat për vitin e ri që pason. Ja një listë për ushqimet fatsjellëse që duhet të konsumojmë:Konsumoni perime me ngjyrë të gjelbër, kjo për arsyen e thjeshtë se ato janë të ngjashme me paratë, dhe në disa kultura besohet se konsumimi i tyre sjell mbarësi.

 

Konsumoni 12 kokrra rrush në mesnatën e ndërrimit të viteve. Kjo është një traditë spanjolle dhe portugeze, sipas së cilës, 12 kokrrat e rrushit simbolizojnë 12 muajt e vitit pasardhës dhe konsumimi i tyre në këtë ditë të veçantë sjellë mbarësi për çdo muaj të vitit që do të vijë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Konsumoni ushqime në formë unaze në vaktin e mëngjesit, për shembull, petullat e ëmbla apo edhe kekun e pjekur në tavën karakteristike në formë rrethore dhe me hapësirë boshe në mes. Ushqimi në këto forma përfaqëson ciklin e plotë të vitit, pra viti i ardhshëm do të jetë i plotë dhe i mbarë në çdo muaj apo stinë.

 

Përplasni një kokërr shegë në dysheme – Në Greqi, në natën e Vitit të Ri vendasit plasin një shegë në derën kryesore të shtëpisë, kjo bëhet me qëllim që nga shega të dalin sa më shumë kokrra që të jetë e mundur, sepse kokrrat e saj simbolizojnë begatinë dhe mirëqenien.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Piqni peshk të pacopëtuar – Peshqit konsiderohen fatsjellës për tri arsye.

 

1- Luspat e tyre ngjasojnë me qindarkat, pra paratë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

2- Ata qëndrojnë në grupe, çka simbolizon unitet në familje.

 

3- Ata gjithmonë notojnë përpara, çka simbolizon progres.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Konsumoni makarona të gjata pa i thyer – Kjo është një traditë japoneze, sipas të cilës, makaronat e gjata simbolizojnë jetën e gjatë dhe fatin, por vetëm nëse i hani pa i thyer në copa të vogla.

 

Gatuani thjerrëza – Gjejeni me çfarë ngjajnë thjerrëzat? PARATË. Po, këto bishtajore të vogla konsiderohen fatsjellëse në Itali dhe Brazil, dhe thuhet se janë konsideruar të tilla edhe nga romakët.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gatuani një kek dhe fusni një monedhë në të kur ta piqni – Edhe kjo është një traditë greke e cila kërkon që të gatuhet një kek me shije limoni i quajtur vasilopita dhe kur të jetë gati për t’u pjekur, në të të futet edhe një monedhë. Personi të cilit i qëllon monedha konsiderohet me fat dhe viti i ardhshëm do të jetë i mbarë për të.