Ceremonitë e varrimit të Princit Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth të Britanisë, do të mbahet më 17 prill, njoftoi të shtunën Pallati Buckingham, duke shtuar se në funeral do të marrë pjesë nipi i tyre, Princ Harry.

Ndërkohë, kudo në Britani ushtuan të shtënat e topave në shenjë nderimi për Princin Philip, i cili u nda nga jeta të premten në moshën 99-vjeçare.

Planet e ceremonive, të hartuara prej kohësh, u desh të ndryshoheshin dhe të zvogëloheshin në përmasa, për shkak të kufizimeve për koronavirusin, por Pallati Mbretëror tha se ato përsëri përputhen mjaft me dëshirat e Princit Philip.

Për nder të tij do të organizohet një funeral mbretëror, jo shtetëror, pa procesione publike, që do të zhvillohet tërësisht brenda mjediseve të Kështjellës Windsor. Numri i të pranishmëve do të jetë jo më shumë se 30.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Varrimi do të zhvillohet në Kishën e Shën Gjergjit brenda kështjellës dhe do të paraprihet nga një minutë heshtje në të gjithë vendin.

Hollësitë e sakta se kush do të marrë pjesë nuk janë bërë publike, por midis të pranishmëve do të jetë Princi Harry, intervista e pazakontë e të cilit dhe gruas së tij Meghan muajin e kaluar me personalitetin e njohur televiziv Oprah Winfrey, e zhyti familjen mbretërore në krizën e saj më të madhe në dekada.

Meghan, e cila është shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë, nuk do të marrë pjesë në bazë të këshillës së mjekut, tha Pallati Mbretëror.

Të shtëna topash për nder të Princit Philip

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe sot vazhduan homazhet për njeriun që mbretëresha Elizabetë e quante shtyllën e saj të forcës.

Shumë njerëz vendosën lule pranë rezidencave mbretërore për Princin Philip, i cili kaloi më shumë se shtatë dekada në krah të bashkëshortes së tij.

Në njoftimin e saj zyrtar në Twitter, familja mbretërore postoi fjalët e Mbretëreshës të thëna në 50 vjetorin e tyre të martesës në vitin 1997, ku ajo e cilësonte bashkëshortin e saj si një shtyllë force për të gjatë gjithë atyre viteve.

Anëtarët e familjes kanë vazhduar të vizitojnë Mbretëreshën për t’i shprehur homazhet e tyre në Kështjellën Windsor, ku Princi Philip u nda nga jeta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në shenjë nderimi, sot në mesditë, ushtuan të shtënat ceremoniale të topave nga forcat e armatosura në Londër, Edinburg, Cardiff, Belfast dhe Gjibraltar. Të shtëna topash pati edhe nga disa anije luftarake të marinës.