Mishi i skuqur i pulës dhe patatet e skuqura janë padyshim shumë të shijshme. Ama konsumi i rregullt i tyre mund të jetë vdekjeprurës.

Këtë e thotë një studim i ekspertëve të Universitetit të Ajoas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjetjet e studimit tregojnë se personat që hanë më shumë se një racion ushqime të skuqura në javë janë tepër të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës dhe vdekja e parakohshme. Ndikimi është më i madh te gratë.

Sipas të dhënave studimet e mëparshme kanë konfirmuar një lidhje të ushqimeve të skuqura me obezitetin dhe nivelin e lartë të kolesterolit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në studimin që zgjati nga 1993 deri në 2017 u analizuan 107,000 persona të moshave nga 50 deri në 79 vjeç.

Gjatë këtyre dekadave, 31,588 prej tyre pësuan një vdekje të parakohshme, të zemrës apo tumorale.

Ushqimet e Skuqura Rrisin Rrezikun e Sëmundjeve të Parakohshme

1/3 e pjesëmarrësve që kishin ngrënë një ose më shumë vakte me ushqime të skuqura në javë ishin obeze.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas analizimit të faktorëve të tjerë të rrezikut siç është duhanpirja apo aktiviteti fizik, shkencëtarët zbuluan se:

Personat që konsumonin më shumë se një racion të skuqurash në ditë ishin 8-13 % më të rrezikuara nga sëmundjet e parakohshme.

Konsumi i një ose më shumë racioneve me mishi pule apo peshk të skuqur në javë rrit rrezikun e sëmundjeve të parakohshme me 13 përqind.

Rreziqet Që Vijnë Nga Të Skuqurat

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Studime të tjera të mëparshme kanë konfirmuar se ngrënia e tepërt e ushqimeve të skuqura rrit rrezikun e diabetit të tipit 2, sëmundjeve të zemrës dhe obezitetit.

Sipas ekspertëvev, sa më të mëdha racionet e të skuqurave në ditë apo në javë, aq më i lartë është rreziku i këtyre sëmundjeve.

Mjekët këshillojnë që nëse doni të jeni të shëndetshëm, hiqini tiganët nga shtëpia dhe eleminoni të skuqurat nga ushqimi juaj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";