Uji luan një rol të rëndësishëm në funksionet e organizmit ! Qeniet njerëzore përbëhen nga 72% ujë, muskujt tanë janë 75% ujë, gjaku është 82% ujë, mushkëritë tuaja janë 90% ujë, truri përbëhet nga 76% ujë e kockat nga 25% ujë! Thuhet e besohet se një njeri duhet të konsumojë deri në tetë gota ujë në ditë, për të qëndruar i hidratuar, e organizmi të mirëfunksionojë, por jo të gjithë e dinë që uji mund të jetë një kurë e vërtetë ndaj problemeve të ndryshme ! Përdorimi më i zakonshëm që mund të njihni është ai i akullit për plagët e mbyllura, por më poshtë do të listojmë të gjitha përdorimet e ujit të ngrohtë e të ftohtë si terapi:

 

Në rast se ndrydhni kyçin e këmbës rekomandohet përdorimi i akullit. Aplikoni akull, ose në mungesë të tij qese me perime të ngrira për disa 30 -45 minuta. Më pas fashojeni me një fasho të posaçme.

Tërheqja muskulare është një ndër problemet më të zakonshme që prek sportistët , por jo vetëm. Aplikoni mbi zonën e dëmtuar spray të ftohtë ose akull. Më pas masazhojeni me kompresa të nxehta që të nxisni qarkullimin e enëve të gjakut dhe fleksibilitetin e muskujve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dhimbjet menstruale janë një shqetësim i vërtetë për femrat. Ju duhet të qëndroni shtrirë për pak kohë dhe të vendosni borsë më ujë të ngrohtë në fundin e barkut. Nxehtësia stimulon tkurrjen e muskujve uterinë.

 

Dhimbjet e fundit të shpinës prekin pothuaj çdo moshë dhe shkaktohen nga lodhja, qëndrimi ulur për një kohë të gjata, peshat e rënda etj. Në këtë rast mund të përdorni si ujin e ftohtë dhe atë të ngrohtë.

Hemorroidet janë një problem shumë i rëndë që shoqërohen me gjakderdhje me dhe konstipacion (kapsllëk). Përveç mjekimit të zakonshëm, mund të përdorni masa akulli dhe më pas kompresa të ngrohta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Nëse vuani nga artiti reumatoid duhet të përdorni vetëm kompresa të ngrohta.

Dhimbjet e qafës që në gjuhën popullore si qafën e ngrirë mund të qetësohen vetëm me kompresa të ftohta. Uji i ftohtë shtendos muskujt./ Living

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";