Regjisori James Cameron e ka bërë të ditur titullin e filmit të tij të ri Avatar, “Fire and Ash” [Zjarr dhe hi]. Ai ka bërë një paraqitje të papritur në një ceremoni të organizuar prej gjigantit Disney në Kaliforni, dhe ka qenë me yjet e filmit, Zoe Saldana dhe Sam Worthington, për t’i bërë publike detajet e filmit, që do ta ketë premierën më 2025, shkruan REL.

Filmi i zhanrit fantashkencë vjen pas Avatarit të vitit 2009 dhe filmit pasues “Avatar: The Way Of Water”, të publikuar më 2022.

“Filmi i ri nuk është ai që prisni, por definitivisht është ai që ju duhet”, ka thënë Cameron para një audience me mbi 12.000 njerëz.

Regjisori 69-vjeçar, ka thënë se filmi i ri është krijuar me një koncept të ri që ngacmon imagjinatën, dhe që do të ketë karaktere në qiell dhe të rrethuar prej zjarrit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai, gjithashtu, ka thënë se audienca “do të dëshirojë ta urrejë” një karakter të ri.

“Do të shihni më shumë planet, diçka që nuk keni parë kurrë më parë”.

Filmi i ri pritet të ketë premierën më 19 dhjetor 2025.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";