Përkundër faktit se më shumë se 40 modele iPhone (me të gjitha variantet e tyre) janë lëshuar që nga viti 2007 , shumica e njerëzve nuk janë në dijeni të disa veçorive të fshehura të telefonave inteligjentë Apple që mund të transformojnë përvojën e tyre të përdoruesit.

Back Tap , një “buton sekret” në pjesën e pasme të pajisjes.

“Ju po e përdorni iPhone tuaj në mënyrë të gabuar nëse nuk po përdorni Back Tap,” argumentoi njohesja e teknologjisë @ellyawesometech në një video të TikTok që u bë virale.

Ajo përdor “butonin sekret” për të identifikuar menjëherë një këngë në Shazam pa hapur aplikacionin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Si të aktivizoni Back Tap në një iPhone

Për të aktivizuar Back Tap, ju nevojitet një iPhone me iOS 14 ose më të lartë (ne jemi në iOS 17.3 tani).

-Shkoni te Settings > Accessibility > Touch, dhe prek Back Tap.
-Nëse lëvizni në fund të listës, do të shihni opsionin Back Tap. Zgjidhni atë.
-Pastaj keni dy opsione – Double Tap or Triple Tap. Prekja e secilit hap një listë të shkurtoreve që mund t’u caktoni atyre. Nga volumi lart e poshtë tek pamjet e ekranit, aktivizimi i kamerës, zmadhimi, Shazam etj. Ka më shumë se 30 opsione.
-Tani mund të aktivizoni funksionet që keni zgjedhur me një prekje të dyfishtë ose të trefishtë të gishtit në pjesën e pasme të pajisjes.

*Vini re se coveri juaj i iPhone nuk ndikon në asnjë mënyrë në butonin e pasmë, pavarësisht sa i trashë është./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";