Stili i rrugës dhe parashikimet pranverore të “Pantone” për ngjyrën e vitit janë treguesit kryesorë të cilët përcaktojnë trendet e reja të veshjeve dhe aksesorëve. Ndonjëherë është e vështirë për t’i ndjekur të gjthë këto trende pasi ato ndryshojnë vazhdimisht dhe ndonjëherë nuk janë lehtësisht të kombinueshme. Tani është pikërisht koha për të filluar rifreskimin e garderobës me ngjyrat më në modë të momentit. Nga ngjyrat e buta pastel deri tek ngjyrat e theksuara, paleta e ngjyrave të këtij sezoni ofron një shumëllojshmëri opsionesh që i përshtaten çdo shijeje dhe stili. Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar për një ngjyrë e cila bie në sy ose diçka më elegante, kemi gjetur nga një nuancë për të gjitha.
Në vijim do t’ju tregojmë ngjyrat më “IN” për t’u veshur këtë pranverë dhe e përbashkëta që kanë është fakti se do ju bëjnë të dukeni bukur pa u munduar fare.