Vaksinimi i operatorëve turistik, shifrat e ulëta të rasteve të reja si dhe asnjë kufizim në kufi për shtetasit e huaj, e ka kthyer vendin tonë ndër destinacionet e preferuara për të kaluar pushimet verore.

Turistë të huaj të ardhur nga vende te ndryshme europiane, por edhe më gjerë tashmë e kanë futur Durrësin në axhendën e tyre për të kaluar disa ditë pushimi. Operatorët turistik thonë se ky sezon po sjell fluks turistësh përtej pritshmërive që ata kishin,  ku mbi 60% e kapaciteteve turistike janë ezauruar.

Ndryshe nga vitet e kaluara, ku rezervimet bëheshin muaj më parë, aktualisht  rezervimet më të mëdha bëhen një javë para nisjes.

Krahas pushuesve nga Kosova, Maqedonia e Veriut të cilët mbajnë dhe peshën më të madhe, numrit më të larë të turistëve të huaj që zgjedhin të pushojnë  në Durrës e mbajnë turistët nga  Izraeli, Ukraina, Polonia, Cekia, së fundmi edhe nga Serbia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";