Monumenti i Natyrës Rana e Hedhun është një nga destinacionet më të preferuar të turistëve vendas dhe kryesisht të huaj vitet e fundit.

E gjendur në rrëzë malit të Rencit, në veriperëndim të Shëngjinit, duket si një parajsë bregdetare në shpatin e malit.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) ka publikuar një fotogaleri nga Rana e Hedhun si një kartolinë për turistët që mezi presin ta pushtojnë.

Monumenti i Natyrës Rana e Hedhun, aty ku dunat gri të rërës shkrihen me të kaltrën e detit. Është një pamje që nuk mund ta gjesh askund tjetër. Një grumbull i stërmadh rëre që zbret nga maja e malit e deri në det, përfaqëson një rast unikal të grumbullimit të madh rëre nga era në bregdetin e lartë. Ai është 600 m i gjatë dhe rreth 100 m i gjerë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ka vlera shkencore gjeomorfologjike, didaktike dhe turistike. Vizitohet nga deti, por dhe nga Shëngjini.