H&M festoi hapjen e dyqanit të saj të parë në Shqipëri, në qytetin e Tiranës.
Dyqani i shumëpritur, hapi dyert e tij në Tirana East Gate Mall më 17 Mars, duke mirëpritur pothuajse një mijë entuziastë të modës që qëndruan në rradhë nga ora 3 e mëngjesit, duke qenë ndër të parët që morën veshjet e tyre të preferuara.
“Sot jemi krenarë të festojmë me të gjithë ju, hapjen e dyqanit tonë të parë në Shqipëri. Jemi të emocionuar të mirëpresim kaq shumë dashamirës të modës H&M në Tiranë dhe presim me dëshirë të frymëzojmë njerëzit të shprehin stilin e tyre personal. Klientët tanë janë në qendër të gjithçkaje që bëjmë, duke ofruar gjithmonë kombinimin më të mirë të modës, cilësisë dhe çmimit në mënyrë të qëndrueshme. Urime ekipit tonë, i cili e bëri të mundur këtë gjë dhe që do të sigurojë që të gjithë në dyqanin tonë të kenë përvojën më të mirë të mundshme të blerjeve”, thotë Thomas Estrany, Menaxher i Shitjeve i Vendit për H&M.
Në ditën e hapjes, mikpritësit Zhaklina Lekatari dhe Eni Shehu mbajtën të ndezur atmosferën dhe ndërvepruan me klientët e parë të emocionuar, duke “kapur” momentin me foto dhe duke ndarë dhurata surprizë. Dj-të e njohur e mbajtën energjinë të gjallë gjatë gjithë ditës, ndërsa vizitorët patën mundësinë të përfitonin deri në -50% për qind ulje në veshje të përzgjedhura. 500 klientët e parë morën karta dhuratë H&M me vlerë 250 € për rradhën e parë, 150 € për të dytën, 100 € për të tretën dhe 10 € për pjesën tjetër.
Pak ditë më parë, në datën 15 mars, H&M prezantoi një projeksion krijues 3D në zemër të qytetit, në zonën e Bllokut dhe organizoi një event magjepsës VIP në Pallatin e Brigadave. Përfaqësues të medias, aktorë, partner kryesorë, personazhe të famshëm, influencers nga fusha e modës, televizionit dhe muzikës, patën mundësinë të jenë pjesë e një rrëfimi krijues, një ekspozite eksperienciale, të titulluar “H&M
Në momentet kryesore të eventit, një kuartet muzikor ka ngrohur atmosferën, ndërsa performanca live e Jonida Maliqit dhe DJ Benito ngritën në qiell energjinë e festës. Të ftuarit patën gjithashtu mundësi të krijonin video të shkurtra argëtuese dhe frymëzuese në një kënd kinematografik të projektuar posaçërisht – për herë të parë në Shqipëri.
Hapja e shumëpritur zbulon një dyqan mbi 2000 m2, i projektuar për të ofruar një eksperiencë moderne dhe mikpritëse për klientët, përmes një game të gjerë veshjesh për femra, meshkuj, të rinj, fëmijë, si dhe aksesorë.
Dyqani do të qëndrojë i hapur gjatë ditëve të javës nga ora 10:00 deri në 21:00 dhe në fundjavë nga ora 09:00 deri në 21:00.