Mandarinat janë një ndër frutat më të mira dhe të shijshme të kësaj stine. Lëkura e tyre e portokalltë shkëlqen dhe është më e ndezur se e agrumeve të tjera.

Tuli i mandarinës është i ndarë në thela të barabarta që shkëputen lehtësisht dhe pa mund.

Çdo thelë është plot lëng dhe e pasur në shije dhe aromë.  Mandarina është e pasur në vitaminë C. Një mandarinë mesatare plotëson 31% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine të rëndësishme.

Përse nuk duhen hedhur lëkurat e mandarinës?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kur hamë mandarina, na vjen natyrshëm që të hedhim lëkurat e tyre. Por lëkura e mandarinës është e fuqishme në uljen e kolesterolit. Kjo aftësi është konfirmuar nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë dhe nga studime të ndryshme shkencore. Shumë studime rekomandojnë përgatitjen e çajit të lëkurës së mandarinës.

Vlerat e lëkurës së mandarinës: Ul kolesterolin. Një studim i publikuar në revistën “Journal of Agricultural and Food Chemistry” tregoi se lëkura e mandarinës ka vlera shëndetësorë më të fuqishme se vetë lëngu i mandarinës. Këto vlera janë të larmishme sidomos për uljen e kolesterolit.

Sipas studimit, lëkura e mandarinës përmban 20 herë më shumë antioksidantë se lëngu i mandarinës. Antioksidantët janë substanca kimike që neutralizojnë dëmin e shkaktuar nga oksidimi dhe toksinat në organizëm.

Vlera për shëndetin:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ekspertët kinezë rekomandojnë përdorimin e lëkurës së mandarinës jo vetëm në çaj por edhe në gatime të ndryshme. Sipas tyre, lëkura e mandarinës është e dobishme për të përmirësuar tretjen dhe kundër të përzierave tek gratë shtatzënë. Vlera të tjera të lëkurës së mandarinës përfshijnë balancimin e sheqerit në gjak, pastrimin e mëlçisë dhe lehtësimin e simptomave të të ftohurës, gripit dhe stresit.