Krahas përmbledhjes së atmosferës bashkëkohore të modës dhe parashikimit të tendencave të stilit për muajt e ardhshëm, javët e modës ‘Big Four’ përfundojnë duke shërbyer edhe për shumë materiale që bëhen virale në rrjetet sociale.

 

Në ditën e dytë të Javës së Modës në Paris, Label Danish Heliot Emil i vuri flakën pistës (në kuptimin e parë të fjalës).

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Si pjesë e koleksionit “Connected Forms” të markës vjeshtë/dimër 2023, një modele doli në pistë e veshur me një ansambël të madh të zi nga koka te këmbët. Veshja përbëhej nga një material rezistent ndaj zjarrit, me zinxhirë dhe litarë të mbuluar me metal. Me fytyrën e mbuluar me njëtë printuar dhe syze, ajo u shfaq në pasarelë me  çantën e zezë me firmën e markës.

 

Ky moment nuk iu shpëtojë rrjeteve sociale duke u bërë viral. Komentet ishin nga më të ndryshme ku vlerësojnë kreativitetin dhe ‘çmendurinë’ e stilistëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Koleksioni i këtij viti, sipas Vogue , ishte në përputhje me linjën e lancuar më: i errët, distopian dhe i fokusuar në lojën e proporcioneve dhe zhvillimit material.

 

Marka është e njohur për qasjen e saj eksperimentale ndaj modës dhe për krijimet që shkaktojnë jo pak zhurmë. Thuhet se koleksioni i ri për vitin 2023 u frymëzua nga skulptori britanik Henry Moore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";