Sidomos në verë, dhe veçanërisht nëse ushtrohemi, rreziku i dehidrimit është më i madh se sa mund të mendojmë. Dhe shpesh trupi ynë tregon në mënyra jo aq të dukshme se ka nevojë për më shumë lëngje. Cilat janë simptomat e ziles?

1. Ndiheni të lodhur: Nëse lodhja fillon që në momentin që zgjoheni, ndërkohë që ndiheni sikur keni fjetur mirë, shkaku mund të jetë dehidratimi. Shtoni një gotë ujë në rutinën tuaj të mëngjesit – përveç kafesë – dhe mund të filloni të shihni një ndryshim.

2. Keni probleme me përqendrimin: Kur mendja juaj turbullohet, ka shumë mundësi që të pini (një tjetër) gllënjkë kafe për t’ju zgjuar. Por provoni të kombinoni kafen me ujin e pijshëm, sepse vështirësia në përqendrim mund të jetë një tjetër simptomë e dehidrimit.

3. Keni kapsllëk: Një dietë me shumë perime me gjethe dhe fibra, si dhe marrja e mjaftueshme e lëngjeve, kontribuon në funksionimin e duhur të zorrëve. Të kombinuara, ato mund ta bëjnë shumë më të lehtë vizitën në tualet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

4. Keni dhimbje koke: Po, nuk është detyrimisht për shkak të lodhjes apo ndryshimeve hormonale, faktorë të cilëve zakonisht ia atribuojmë këtë simptomë të bezdisshme. Provoni të rrisni marrjen e përditshme të ujit – dhe lëngjeve të tjera – dhe mund të jeni në gjendje të reduktoni ilaçet kundër dhimbjeve.

5. Keni erën e keqe të gojës: Nuk lidhet vetëm me konsumimin e ushqimeve të caktuara dhe me higjenën e dobët të gojës, por edhe me thatësinë në zgavrën e gojës, një problem tjetër që i atribuohet dehidrimit (i cili, nga ana tjetër, nuk është i favorshëm për prodhimin e pështymës).