Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e kësaj javë për çdo shenjë të Horoskopit, në studion e “7pa5” në Vizion Plus.

Në veçanti për Peshqit, kjo javë do të jetë e fokusuar te dashuria, por kujdes duhet treguar edhe në çështje të tjera.

“Duke qenë që Venusi me Saturnin, bëjnë ta merrni dashurinë me seriozisht se ç’duhet ose minimalisht e shprehni një ndjesi të tillë. Pjesa më e madhe e Peshqve, për ata që janë në raport, do të merren me një çështje serioze të raporteve të tyre emocionale. Sa i përket atyre që janë beqarë, duket sikur Universi, nisur që nga dita e sotme do të shtojë jashtëzakonisht shumë mundësinë për të dalë në skenë ai me të cilin mund të flirtojnë qartazi. Kujdes me mënyrën e të ushqyerit dhe më çështje që ju i dini në lidhje me problematikat e trupit apo emocionit”, tha Meri Gjini. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";