Princi Harry dhe Meghan Markle kanë marrë një ftesë nga Mbreti Charles për të marrë pjesë në kurorëzimin e tij të shtunën, më 6 maj. Fillimisht, pati spekulime nëse monarku do t’i bënte ftesën djalit dhe nuses së tij pas marrëdhënieve të tyre të tensionuara të vazhdueshme.

 

Princi Harry e trajtoi këtë çështje në intervistën e tij në ITV me Tom Bradby. Sipas redaktorit mbretëror të The Sunday Times, mbreti Charles tani e ka ftuar çiftin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një zëdhënës i Dukës dhe Dukeshës së Sussex tha: “Mund të konfirmoj se Duka ka marrë së fundmi korrespondencë me email nga zyra e Madhërisë së Saj në lidhje me kurorëzimin”.

 

Duhet theksuar se ende nuk është bërë e ditur nëse Princi Harry dhe Meghan Markle do të marrin pjesë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përveç anëtarëve të familjes mbretërore, ata që mund të jenë në listën e të ftuarve përfshijnë Kryeministrin, krerët e shtetit dhe anëtarët e tjerë mbretërorë nga e gjithë bota.