Quhet Daphne Selfe dhe në moshën 95-vjeçare është zyrtarisht modelja më e moshuar në botë.

Flokë të gjatë të bardhë, buzëqeshje dhe humor të mirë, ajo rinisi modelingun në moshën 70-vjeçare dhe që atëherë është ndër modelet më jetëgjatë në biznesin e modës.

E lindur në vitin 1928 në Londër, Daphne bëri debutimin e saj në pasarela në moshën 21-vjeçare thuajse rastësisht, me një konkurs për fytyrën e re të kopertinës së një reviste lokale.

Më pas, karriera e saj u ndal për shkak të zgjedhjes për t’iu përkushtuar bashkëshortit dhe tre fëmijëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në vitin 1998, pas vdekjes së Jim Smith, bashkëshortit të saj producent, ajo u kthye në pasarela në Londër.

Prej andej kopertinat dhe reklamat nuk u ndalën kurrë, nga ”Vogue” te ”Dolce&Gabbana”.

Një gotë shampanjë, brokoli dhe kujdes për lëkurën pa kremra të shtrenjtë, i domosdoshmi i saj është në fakt kremi Nivea, siç ka treguar në një intervistë të fundit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu nuk mungon vitamina D dhe një jetë shoqërore plot miq.