Moti do të nisë me vranësira të ndrueshme. Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar, në formë shtrëngate përgjatë vijës bregdetare në pjesën e parë të ditës. Në relievet malore, parashikohen reshje dëbore.

Në orët e mbrëmjes, në pjesën qendrore dhe bregdetare, do të ketë kthjellime. Mjegull e mjegullinë e përkohshme parashikohet nga reshjet.

Gjithashtu, për shkak të temperaturave të ulëta, parashikohen ngrica në zonat malore gjatë mbrëmjes e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim e lehtë e përgjatë vijës bregdetare mesatare deri në mesditë. Valëzimi i forcës do të jetë 2-3 ballë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";