Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për ditën e sotme parashikohet përmirësimi gradual i kushteve atmosferike për vendin tonë.

 

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites, më të theksuara në zonën e veriut.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në zonën e veriut vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe në relievet malore të kësaj zone përkohësisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrebeshe shiu e breshëri lokale. Shtrëngata shiu afatshkurtra në orët e mesditës parashikohen gjithashtu edhe në relievet malore në pjesën tjetër të vendit.

 

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/s e hera herës përgjatë vijës bredgetare deri në 12m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen nga 10 gradë Celcius në vlerat minimale deri në 31° gradë Celcius në vlerat e mesditës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";