Nëse prej vitesh keni hequr qimet pubike me brisk, atëherë këto të fundit janë ashpërsuar, rriten disa rrënjë njëherësh dhe ngjyra është e errët ! Megjithatë nëse filloni t’i depiloni me dyll, qimet rriten më të buta e dalin më rrallë. Ndoshta duhet të filloni që këtë verë, por së pari duhet të dini këto gjëra:

Qimet duhet të jenë të pakta 25 milimetra të gjata në mënyrë që t’i kapë dylli.

Koha e depilimit ka rëndësi. Mos e lini takimin tuaj tre ditë para apo pas periodave, sepse lëkura është shumë e ndjeshme.
Eksfoljoni lëkurën dhe bëni një dush të ngrohtë që të hapen poret. Në këtë mënyrë qimet do të hiqen më lehtë.

Mos u depiloni një ose dy ditë pasi keni pirë alkool. Mund të tingëllojë çuditshëm, por alkooli zgjeron venat e gjakut duke ju bërë më të ndjeshme ndaj dhimbjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E njëjta gjë vlen edhe për marrëdhëniet seksuale. Prisni të paktën 24 orë nga marrëdhënia e fundit para se të lini një takim me estetisten.

Shmangni aktivitetin seksual apo kontaktin fizik për 12 ose 24 orët e ardhshme pasi lëkura mund t’ju irritohet. E njëjta gjë vlen edhe në rast se shkoni në plazh apo në pishina. Duhet të prisni të paktën një ditë para se të ekspozoheni në këto vende./ Living

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";